Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI 2-1 KIKA

Ferizaji feston Superligën me fitore

Foto: KFFerizaji/fb/F. Halili

Ferizaji feston Superligën me fitore


7 May, 2022 @23:33

Në ditën kur futbollistët e Ferizajit ngritën kupën si fitues të Ligës së Parë Grupi B, arritën që me përmbysje të mposhtin Kikën në ndeshjen më shumë festive për ekipin e Arbnor Morinës.

Ferizaji mposhti Kikën 2-1 [n.n. - Dardan Dermaku 50] me një rikthim të bërë në gjysmë-orëshin e fundit të ndeshjes, pasi që mysafirët veçse kishin marrë epërsinë me golin e Dardan Dermakut.

TABELA AKTUALE

Kika që me një vesh ishte në ndeshjen Vitia-Vllaznia, u shlirua me të marrë informatat për humbjen e vitiasve dhe kështu në fund edhe ra nga loja, për të siguruar mbijetesën në Ligë të Parë.

Sa i përket Ferizajit që nisi stinorin me Megzon Visokën që s’kishte aspak rezultate të mira në fillim të stinorit, prej se ka ardhur Arbnor Morina në krye të skuadrës, ekipi s’ka përjetuar humbje përgjatë gjithë stinorit për të shkuar kështu sigurt drejt Superligës.

Xhiroja e fundit, Ferizaji mysafir i Vllaznisë, ndërsa Kika pret Vushtrrinë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë