Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI

Ferizaji gati për të rifilluar

Foto: KFFerizaji/fb

Ferizaji gati për të rifilluar


19 May, 2020 @17:16

Skuadra e Ferizajit që po lufton për mbijetesë në një stinor të vështirë për Superligën, ka bërë të ditur sot, se nesër do t’ia nis stërvitjeve të klubit.

“Kemi kënaqësinë t’ju njofojmë se pas një kohe të gjatë skuadra jonë nesër do t’i fillojë stërvitjet, pas vendimit të FFK-së që kampionati të vazhdojë më 7 qershor,” ka shkruar njoftimi i klubit bardhekaltër sot.

“Klubi është duke u munduar të jetë sa më i përgatitur për të vazhduar misionin. Stërvitjet do të fillojnë prej orës 15:30 në stadiumin me bar sintetik të qytetit,” ka theksuar njoftimi.

Ferizaji është në luftë direkte me skuadrat e Trepçës’89, Drenicës e Flamurtarit për të shpëtuar stinorin në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga