FERIZAJ

Shtabi teknik me lojtarët e promovuar/ Foto: KF Ferizaji
Ferizaji promovon 7 juniorë te seniorët
20 December, 2021 @12:11
Skuadra e Ferizajit në vazhdim të riorganzimit të klubit dhe planit për të rritur konkurrencën në ekip, ka bërë të ditur sot se ka rekrutuar shtatë lojtarë nga ekipi juniorë te ekipi i parë.
Kështu, futbollistët Blend Topalli, Altin Haxhimusa, Arianit Guri, Gentrit Ramusa, Lavdim Grainca, Erion Sadriu dhe Riad Murseli për shkak të performancave të mira të treguara në kategorinë e juniorëve me ekipin e Ferizajit kalojnë te seniorët e ekipit dhe tash e tutje do të jenë nën komandën e trajnerit të parë të ekipit, Arbnor Morina.
“Me rekomandimin e shtabit teknik nga kategoria juniore janë rekrutuar lojtarët në fjalë për kategorinë seniore,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i KF Ferizajit, me drejtor sportiv Agron Selmanin në krye, që më parë ka punuar edhe si trajner i klubit bardhekaltër.
Kujtojmë, Ferizaj prej se ka ardhur trajneri Morina në klub ka regjistruar fitore rresht dhe me një barazim të vetëm është ngritur prej pozitave të fundit në të dytën në Ligën e Parë B dhe është në luftë direkte për të qenë pjesë e Superligës në stinorin e ardhshëm.