Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MILAN 0-1 NAPOLI

Rrahmani triumfon me Napolin në San Siro

Rrahmani triumfon me Napolin në San Siro


19 December, 2021 @22:46

Mbrojtësi dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka mbajtur portën e paprekur përgjatë 90-minutave në San Siro, derisa ekipi i tij Napoli ka dalë fitues nga ndeshja me një gol të hershëm të shënuar nga Elif Elmas (5), Milan 0-1 Napoli.

Milan kërkoi shumë golin, ndërsa e dha një në fund të ndeshjes, që u anulua nga VAR, derisa kishte reagime të mëdha për këtë vendim!

Në fund, Napoli regjistroi tri pikët e rëndësishme ndaj rivalit direkt për vendet e para, kurse mbrojtësi Rrahmani ka qenë për 90 minuta shtyllë e mbrojtjes së Luciano Spallettit drejtues të napolitanëve.

Me këtë fitore, Napoli regjistron të parën pas tri ndeshjeve në Serie A, pasi që kishin barazuar me Sassuolon dhe kishin humbur dy ndeshje radhazi, nga Atalanta e Empoli.

Me pikë të njëjta tash si Milani (39), Napoli ngritet në pozitë të dytë për shkak të goldallimit më të mirë. Interi lider ka 4 pikë më shumë se dyshja ndjekëse që u ndeshën sonte.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga Serie A