PARA FINALES KAMPIONALE
Feronikeli ngrit çmimin e biletave për ndeshjen ndaj Prishtinës
16 May, 2019 @0:12
Superliga do të mësojë kampionin e ri të saj të dielën në stadiumin Rexhep Rexhepi të Drenasit, në ndeshjen mes Feronikelit dhe Prishtinës që nis në ora 16:00.
Titulli kampion do të mësohet në xhiron e fundit të stinorit, ku Feronikeli lider me 77 pikë do të kërkojë së paku një pikë për të fituar titullin, karshi Prishtinës me 75 pikë që duhet të fitojë për tu stolisur me titull.
E para pak çastesh klubi i Feronikelit ka lëshuar një njoftim lidhur me ndeshjen “finale” të stinorit.
-Biletat do të shiten në restoranin “Dijamant” në Drenas çdo ditë prej orës 10:00 deri në ora 15:00.
-Fëmijët nën moshën 15 vjeçare nuk do të lejohen të futen në stadium edhe nëse kanë biletë!!!
-Askush s’mund të futet në stadium pa biletë, pa dallim.
-Dyert e stadiumit do të mbyllen një orë para ndeshjes (15:00).
-Asnjë veturë nuk do të lejohet të parkohet në oborr të stadiumit.
-Çmimi për biletë është 5 euro.
-Një person mund të blejë maksimalisht dy bileta.