Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E PESTA ME RADHË

Feronikeli’74 fiton, një pikë e ndanë prej Superligës

Festa e Feronikelit'74 pas golit të Sheqerollit për 2-0 ndaj Trepçës/ Foto: FCFeronikeli74/fb

Feronikeli’74 fiton, një pikë e ndanë prej Superligës


13 May, 2023 @22:32

Feronikeli’74 ka shënuar fitoren e pestë me radhë në Ligën e Parë Grupi A dhe tashmë është vetëm një pikë larg sigurimit të Superligës. Ekipi i drejtuar nga Granit Begolli është lider dhe ka tri pikë më shumë sesa Liria ndjekëse, ndërsa në xhiron e fundit i shkojnë në konak A&N-së në Korishë të Prizrenit.

TABELA AKTUALE

Ekipit nga Drenasi i duhet vetëm edhe një pikë për të siguruar Superligën direkt, pasi që sot me golin e hershëm të Malsor Ajetit kontrolluan ndeshjen, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ka qenë Donart Sheqerolli që ka vulosur fituesin e duelit, për përfundimtaren, Feronikeli’74 2-0 Trepça [Malsor Ajeti 7, Donat Sheqerolli 51].

Lideri i Grupi A të Ligës së Parë, Feronikeli’74 ka 56 pikë pas 26 xhirosh, ndërsa Trepça është në mes të renditjes aktualisht, e pesta, me 33 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë