Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENAS

Ferronikeli sheh mbijetesën qartë

Ferronikeli sheh mbijetesën qartë


30 March, 2014 @17:40

Skuadra e Ramiz Krasniqit, Ferronikeli, ka vazhduar me formë të mirë në pranverë dhe ka shënuar fitoren e radhës që përkundër se nuk e shkëput nga vendi i parafundit në tabelë, tashmë i mban gjallë shpresat për mbijetesë. 

Ka qenë sulmuesi kaçanikas, Përparim Livoreka, që i ka sjellë fitoren ekipit nga Drenasi duke shënuar dy herë për fitoren e tyre sot, 2-1 ndaj Ferizajit - që për herë të parë pëson humbje nën drejtim të Arsim Abazit. 

Në ndeshjet tjera të ditës, Trepça’89 ka shënuar fitoren e parë në pranverë, duke e mposhtur rivalin lokal - Trepça, derisa dueli ndërmjet Dritës dhe Drenicës, ku debutoi Mentor Zhdrella për Dritën - përfundoi pa gola, 0-0. 

Rezultatet dhe tabela aktuale. 



Rezultatet dhe golashënuesit, sot:

Ferronikeli - Ferizaj 2-1 Livoreka 47', 60' - Haxhimusa 67'
Drita - Drenica 0-0
Trepça'89 - Trepça 3-1 Idrizi 41', Kurtishaj 66', Peci 80' - Mustafa 74'

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga