ATLETICO MADRID

Getty
Mban hapin
29 March, 2014 @21:54
Atletico Madrid nuk ndalet. Ekipi i Diego Simeones ka arritur të dalë fitues nga San Mamesi i nxehtë sot përkundër se kanë qenë në disavantazh.
Athletic Bilbao kishte kaluar në epërsi me anë të golit të shpejtë të shënuar nga Iker Muniain, derisa ylli i skuadrës madrilene, Diego Costa barazoi për të shkuar në pushim 15 minutësh 1-1.
Në pjesën e dytë një Atletico edhe më kërkuese në fushë ia solli fitoren rojiblancove me anë të golit të Kokes në minutën e 55-të.
Përkundër se baskët tentuan të rikthehen, një gjë e tillë nuk u arrit dhe në fund Atletico Madrid ka mbetur në luftë për titull.
Rezultatet dhe tabela aktuale.