MESSI

REUTERS/Arkiv
Penallti për 3 pikë
29 March, 2014 @18:04
Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar një gol nga penalltia sot për të mposhtur Espanyolin në derbin e qytetit të Barcelonës dhe për t’ia sjellë tre pikë jetikë ekipit të tij.
Ndeshja ka qenë e barabartë, përkundër se Barcelona mbante më shumë topin, deri në momentin e penalltisë.
Në fund, kur portieri i Espanyolit, Kiko Casilla, u ndëshkua me karton të kuq, më dilema për fituesin nuk kishte dhe kështu Barcelona arriti t’i marrë tre pikë të vështira por tejet të nevojshme në derbi.
Rezultatet dhe tabela aktuale.