OLD TRAFFORD

REUTERS
Rooney shpëton Manchesterin
29 March, 2014 @17:04
Edhepse në fillim mysafirët nga Birmingham, Aston Villa, kishin arritur të merrnin epërsinë nëpërmjet Ashley Westwood, djajt e kuq u kthyen shpejtë në lojë për të shënuar fitore dhe atë bindëse.
Wayne Rooney ka qenë motor i kthimit të Manchester Unitedit sot që me dy gola të shënuara në pjesë të parë ka arritur që të sjell ekipin e tij përpara.
Në pjesën e dytë shënoi edhe Juan Mata e Javier Hernandez për fitoren 4-1, ndërsa ajo që vlen të përmendet është se Hernandez shënoi pas asistimit të Adnan Januzajt.
Januzaj kishte hyrë në lojë në minutën e 68-të të ndeshjes për të asistuar në golin e shënuar në minutën e fundit të takimit.