ZYRTARE NGA FFK

BOROZANI/Erdis Driza
Djelmoshat, ndaj Senegalit
28 March, 2014 @14:34
Sot, në konferencën e mbajtur për shtyp të Federatës së Futbollit të Kosovës është bërë e ditur se përfaqësuesja e Kosovës do të luaj miqësore me përfaqësuesen e Senegalit.
Drejtuesit e FFK-së kanë bërë të ditur se miqësorja me Turqinë do të luhet në Adem Jashari të Mitrovicës me datë 21 maj nëse deri atëherë nuk rregullohet stadiumi i Prishtinës, derisa katër ditë më vonë përfaqësuesja do të udhëtojë për në Zvicër ku do të ndeshet me Senegalin, në miqësoren e tretë zyrtare ndërkombëtare.
Ndeshja do të luhet në Gjenevë më 25 maj.