Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI

Zhdrella te Drita

Zhdrella te Drita


27 March, 2014 @23:25

Njëri ndër mesfushorët më të mirë që ka prodhuar Kosova në vitet e fundit, Mentor Zhdrella, është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit. 

Ish ylli i Hysit me shuarjen e klubit kishte mbetur pa angazhman derisa e kishin kërkuar shumë skuadra kosovare, në mes të tyre edhe kampionja aktuale Prishtina - por pa sukses. 

Sot ai në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka nënshkruar me ekipin gjilanas, Drita. 

Drita që udhëhiqet nga Arbnor Morina tashmë do ta ketë në dispozicion edhe një mesfushor ideal që është me tipare sulmuesi, derisa me transferimin e tij bardhekaltërit nga Gjilani përfitojnë tani edhe nga gjuajtjet e lira - gjë të cilën e ka specialitet Zhdrella. 

Zhdrella është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë nga Federata e Futbollit të Kosovës katër herë në pesë vitet e fundit. 

Drita ndërkaq, në pjesën pranverore nuk ka arritur ende të shijojë fitoren pasi që në katër ndeshjet e para ka regjistruar vetëm një pikë dhe atë si vendas - derisa tre ndeshjet tjera të zhvilluara si mysafir i ka humbur. Ekipi i Arbnor Morinës gjindet në pozitën e shtatë të tabelës së klasifikimit me 27 pikë nga 21 ndeshje dhe në xhiron e radhës pret Drenicën në Gjilan. 


NEROAZZURRI

S’ka fitore

Serie A

S’ka fitore

27/03/14 @ 22:53

EMISIONI

Kosova-Haiti, në syrin e Canal+

FFK Superliga/Shqipëria/Sportistë shqiptarë në botë

Kosova-Haiti, në syrin e Canal+

27/03/14 @ 18:25

PEJË

Autogoli, mban Prishtinën në lojë

FFK Superliga

Autogoli, mban Prishtinën në lojë

27/03/14 @ 17:40

PAUL SCHOLES

Durim për Moyes, kritika për Arsenalin

Premier League/International

Durim për Moyes, kritika për Arsenalin

27/03/14 @ 15:37

GJYQTARËT KOSOVARË NË EVROPË

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

Conference League/FFK Superliga

Gent-Zhilina, me referë nga Kosova

26/07/23 @ 11:36

FITORE E LEHTË PËR BALLKANIN

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

Conference League/FFK Superliga

Gripshi shkëlqen, Ballkani përsëri bindës në ndeshjen e parë

25/07/23 @ 23:30

SHORTI PËR EDICIONIN 2023/24

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Ndërrohet data për shortin e Superligës dhe Ligës së Parë

25/07/23 @ 11:46

RIVALI I DUKAGJINIT

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Nëse kalon Rijekën, Dukagjinin e pret një rival më i lehtë

24/07/23 @ 15:09

RIVALI I DRITËS

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

Conference League/FFK Superliga

Pas Plzenit, Dritën e pret rivali pak më i lehtë

24/07/23 @ 14:59

SHORTI I UECL

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Ballkani mëson kundërshtarin e raundit të tretë kualifikues në Ligë të Konferencës

24/07/23 @ 14:48

PODUJEVË

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Përvoja e Bekteshit, shtesë te Llapi

24/07/23 @ 14:32

PRIZREN

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

FFK Superliga/International/Transfere

Tjiueza e Megameno vazhdojnë, por Liria zyrtarizon edhe dy lojtarë afrikanë

22/07/23 @ 19:15

SUHAREKË

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Suhareka zyrtarizon Liridon Fetahajn

22/07/23 @ 16:21

23-shja e DRITËS

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

Conference League/FFK Superliga

Drita publikon listën e lojtarëve për Ligë të Konferencës

22/07/23 @ 16:15


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga