NEROAZZURRI

REUTERS
S’ka fitore
27 March, 2014 @22:53
Inter ka harruar fitoret në Giuseppe Meazza. Ekipi i udhëhequr nga ëalter Mazzarri nuk ka arritur që të dalë fitues edhe pas ndeshjes së dytë me radhë në stadium të vetë.
Ata sonte barazuan ndaj Udineses së Francesco Guidolinit, zbehtë dhe pa gola 0-0. Kjo ka qenë hera e dytë që Inter nuk arrin trepikëshin në dy ndeshjet e fundit - pas disfatës nga Atalanta.
Rodrigo Palacio dhe Mauro Icardi nuk arritën të gjejnë rrugën e golit gjatë gjithë ndeshjes, derisa në pesë minutat e fundit të kohës së rregullt të takimit atyre provoi t’i ndihmojë edhe sulmuesi me përvojë Diego Milito - por më kot.
Me këtë pikë të fituar nga ky barazim i zbehtë Inter mbetet në vendin e pestë të tabelës derisa Udinese gjithashtu mbetet te vendi ku ishte edhe në xhiron e kaluar, i 14-të.
Rezultatet dhe tabela aktuale.