HALILOVIC

Talenti 17 vjeç i Barcelonës
27 March, 2014 @15:17
Skuadra e Barcelonës vazhdon të investojë te lojtarët e talentuar dhe të rinj. Katalonasit sot kanë bërë të ditur se përfundimisht kanë nënshkruar marrëveshje me yllin kroat të Dinamo Zagrebit, Alen Halilovic, 17 vjeçar.
Mesfushori ofanziv i ‘shahistëve’ do t’i kushtojë Barcelonës 2.2 milionë euro me shtesa tjera sipas arritjeve të tija në Camp Nou.
Halilovic që është bërë lojtari më i ri kroat që ka debutuar në përfaqësuesen seniore duke luajtur ndaj Portgualisë në qershor të vitit të kaluar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me gjigantin spanjoll.
Njoftimin për këtë transfer e kemi botuar muaj më parë, derisa Barcelona sot ka konfirmuar se gjithçka ka përfunduar edhe teknikisht sot.