PORTIERI

REUTERS
Valdes, lamtumirë Barça!
27 March, 2014 @8:57
Portieri shumëvjeçar i Barcelonës, Victor Valdes, u lëndua mbrëmë në ndeshjen që Barcelona e fitoi ndaj Celta Vigos në Camp Nou.
Ai u lëndua në minutën e 23-të të ndeshjes dhe u zëvendësua nga portieri rezervë Pinto. Mirëpo mjekët konstatuan se ligamentet e tij të gjurit janë lënduar në atë masë sa që Valdes do të duhet të pushojë 6 muajt e ardhshëm.
Kështu, pasi që nuk vazhdoi kontratën me Barcelonën dhe katalonasit siguruan Marc Andre Ter Stegenin për stinorin tjetër, lirisht mund të thuhet se ndeshja përshëndetëse e Valdesit ka qenë mbrëmë, derisa adhurues të shumtë i kanë thënë lamtumirë duke i dëshiruar shërim të shpejtë.