SERIE A

Balotelli i jep frymë Milanit
26 March, 2014 @22:18
Pas rezultateve negative në katër ndeshjet e fundit, Milani ka arritur që t’i kthehet fitoreve. Rossonerët e mposhtën Fiorentinën me rezultat 0-2, në ndeshjen e luajtur në Firencë, në kuadër të javës 30 në Serie A.
Golin e parë për Milanin e shënoi qendërmbrojtësi françez, Philippe Mexes, i cili u gjend mirë pas gjuajtjes së fortë të Balotellit nga goditja e lirë.
Në minutën 64’, në një tjetër goditje të lirë për Milanin, Balotelli arriti që të shënoj duke ekzekutuar mjeshtërisht për ta dyfishuar epërsinë e skuadrës së tij.
Në vazhdim të ndeshjes nuk u realizua asnjë gol dhe kështu skuadra e Clarence Seedorfit e regjistroi fitoren e dhjetë në Serie A me gjithsej 39 pikë, derisa Fiorentina mbeti me 51 pikë në pozitën e katërt në tabelë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Video
Phillippe Mexes 23'
Mario Balotelli 64'