Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OLIMPICO

Roma feston në fund

Roma feston në fund


25 March, 2014 @23:09

Sulmuesi ‘gialloross’, Alessandro Florenzi, me golin e tij të shënuar në fund të takimit, në minutat shtesë, i ka sjellë gëzimin e madh tifozëve romak, në fitoren e ekipit të tyre me rezultat 2-1 ndaj Torinos në Olimpico. 

Roma kishte kaluar në epërsi disa minuta pa përfunduar pjesa e parë me anë të Mattia Destros, por torinezët kishin barazuar 6 minuta me të filluar pjesa e dytë me anë të sulmuesit të tyre në formë, Ciro Immobile. 

Por krejt në fund - ndodhi ajo që ndodhi dhe Roma arriti të shënojë fitoren e tretë me radhë në Serie A, duke qenë komode në këtë pozitë para Napolit dhe në një mënyrë - për të siguruar Ligën e Kampionëve, pasi që tetë xhiro pa përfunduar kampionati kanë 9 pikë më shumë se ndjekësi i tyre për pozitën e dytë, Napoli. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Serie A