PA HUMBJE

REUTERS
Bayern kampion
25 March, 2014 @21:54
Bayern Munchen i Pep Guardiolës është kampion i stinorit 2013/14 në Gjermani. Bavarezët me fitore të sontme ndaj Hertha Berlinit 1-3 kanë arritur që të mbrojnë titullin e kampionit, shtatë xhiro pa përfunduar kampionati.
Ekipi i Pep Guardiolas ka mposhtur Herthan sonte që në fillim të ndeshjes, kur brenda 15 minutave të para kanë shënuar Toni Kroos dhe Mario Gotze. Pastaj ndeshja më ka vazhduar vetëm sa për tu përfunduar derisa Bayern deri më tani nuk ka shijuar humbjen në Bundesligë.
Në fund bavarezët, të cilët janë kampion aktual edhe të Europës e Botës, kanë mbledhur 77 pikë, 25 pikë më shumë sesa vendi i dytë Borussia Dortmund - që më me asnjë matematikë nuk do t’i arrin ata.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
FAKT:
Pep Guardiola ka arritur rekord në Bundesligë, duke u bërë trajneri i parë që siguron titullin e kampionit me ekipin e tij, shtatë xhiro pa përfunduar kampionati dhe atë në vitin debutues të tij si trajner në Bundesligë. |