ISMET SHABANI

Dautaj ngrit Ferizajin
25 March, 2014 @18:53
Qëndrim Dautaj, i cili me largimin e Astrit Fazliut në Shkëndi të Tetovës, është futbollisti me më së shumti gola të shënuara te ekipi i Ferizajit, ka arritur sot që të thejë mbrojtjen e Trepçës’89 tetë minuta pa përfunduar takimi për t’ia sjellë fitoren e dytë me radhë ekipit të tij.
Dautaj, i cili sot shënoi golin e tetë të tij në Superligë i dha krah Ferizajit për të shënuar fitore, të cilën e kompletoi Enis Kukaj me golin e tij një minutën e parafundit të takimit për 2-0.
Trepça’89 rrezikon
Kjo ishte fitorja e dytë e Arsim Abazit në dy xhiro sa është emëruar në postin e trajnerit të Ferizajit dhe bardhekaltërit kanë kaluar në pozitën e dytë të tabelës aktualisht, derisa Trepça’89 është në probleme serioze.
Mitrovicasit kanë regjistruar disfatën e tretë me radhë në katër xhirot e pranverës dhe janë afër zonës së rrezikshme.
Ata sot humbën edhe Ilir Izamkun i cili në fillim të pjesës së dytë morri kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja për t’ia lehtësuar edhe më shumë punën Ferizajit në fitore.
Rezultatet dhe tabela aktuale.