REAL-BARÇA

Messi me rekord e hat-trick në El Clasico
23 March, 2014 @22:59
Lionel Messi ka shënuar hat-trick në Santiago Bernabeu për t’ia sjellë fitoren e madhe Barcelonës 3-4, në trillerin e sontëm.
Ndeshja me popullaritet më të madh në botë, i ka takuar katalonasve të cilët tashmë i kthehen luftës për titull dhe deri në fund të stinorit vazhdon që të mos dihet asgjë - lidhur me fituesin e mundshëm.
Përndryshe, Leo Messi sonte ka hyrë edhe në histori të El Clasicove si lojtari me më së shumti gola të shënuara në këtë derbi, duke e lënë pas tij legjendën e Real Madridit, Alfredo Di Stefano.
Messi sonte arriti shifrën e 21 golave në El Clasico.
Sa i përket ndeshjes - ajo i ngjau një El Clasicoje të vërtetë - ku kishte gjithçka. Avancoi Barcelona falë një mjeshtrie të Andres Iniestës, derisa françezi Karim Benzema si një ekzekutor i vërtetë para portës ia dha epërsinë madrilenëve, 2-1.
Skuadrat shkuan në pushim me barazim 2-2, pas golit të parë në ndeshje të Lionel Messisë.
Në pjesën e dytë përsëri avancoi Reali. Ka qenë Cristiano Ronaldo që ka shënuar nga penalltia - për 3-2. E që pjesa e dytë ishte pjesë ku golat do të shënoheshin nga penalltia - u pa më vonë - kur referi i ndeshjes akordoi edhe dy penallti për Barcelonën të cilat i dha Messi për fitoren 3-4.
Njëherë në zonë u pengua Neymar, ndërsa në të dytën herë Iniesta - kur referi dha penalltitë për blaugranat. Real prej penalltisë së Neymarit mbeti me 10 futbollistë në fushë pasi që Sergio Ramos morri kartonin e dytë të verdhë.
Lufta për titullin e kampionit në Spanjë - vazhdon të jetë e nxehtë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
FAKTE:
Lionel Messi bëhet lojtari i parë i Barcelonës që shënon hat-trick në Santiago Bernabeu | |||
Lionel Messi bëhet lojtari i parë i Barcelonës që shënon dy herë hat-trick në El Clasico | |||
Lionel Messi bëhet futbollisti me më së shumti gola të shënuara në El Clasico duke kaluar legjendën e Real Madridit, Alfredo Di Stefano. |