Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIANCONERI

Juventus vazhdon me fitore minimale

Juventus vazhdon me fitore minimale


23 March, 2014 @22:46

Skuadra e Antonio Contes ka vazhduar me formë të mirë. Juventus ka mposhtur Cagliarin si mysafir me rezultat minimal 0-1. 

Autori i golit ka qenë argjentinasi, Carlos Tevez, që ka pranuar një asistim nga Pablo Osvaldo për të shënuar golin e vetëm dhe vendimtar të takimit. 

Me këtë fitore Juventus i afrohet edhe më mbrojtjes së titullit kampion, derisa kundërshtarët vazhdojnë të humbin pikë. 

Kjo ka qenë fitorja e katërt e Juventusit në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, derisa Cagliari në pesë xhirot e fundit ka regjistruar katër disfata dhe është duke rrezikuar mjaft. 

Rezultatet dhe tabela aktuale


 
Të gjitha lajmet nga Serie A