DRITA

Ende pa fitore
23 March, 2014 @16:20
Drita nuk arriti as si vendas të shënojë fitoren e parë në pjesën pranverore të Superligës. Ekipi i Arbnor Morinës ka arritur një barazim të brishtë ndaj Trepçës sot në Gjilan, duke vazhduar kështu serinë pa fitore për bardhekaltërit.
Drita kishte rastet e veta gjatë ndeshjes, por sulmuesit dështonin në momentet kyqe dhe barazimi shikuar ndeshjen në tërësi duket si epilog real i takimit të sotëm në Gjilan.
Për më tepër, kjo ka qenë pika e parë e fituar për Arbnor Morinën në pranverë, pas dy disfatave radhazi si mysafir.
Në anën tjetër, pika e fituar e mitrovicasve është jetike në luftën e tyre për mbijetesë në Superligë. Trepça ka një pikë më shumë se Ferronikeli i parafundit dhe në xhiron tjetër pret Hajvalinë.