MEAZZA

REUTERS/Arkiv
Inter pëson në fund
23 March, 2014 @17:10
Atalanta ka dalë fituese në Giuseppe Meazza ndaj Interit sot. Ka qenë sulmuesi i bergamasve, Giacomo Bonaventura që ka shënuar në minutën e fundit të takimit për fitoren e Atalantës, pas një asistimi të veteranit, Fabio Brienza.
Bonaventura për më tepër i dha edhe epërsinë Atalantas, që është në formë, pasi që në katër ndeshjet e fundit ka vetëm fitore.
Mirëpo, këtë epërsi e kishte anuluar menjëherë sulmuesi Mauro Icardi i Interit. Sidoqoftë, neroazzurrët nuk kanë arritur të vazhdojnë me fitore, përkundër rasteve dhe dëshirës - e në fund Atalanta iu gëzua asaj.
Inter ka pasur rast ideal për të dalë në vendin e katërt sot në rast fitoreje, por tashmë mbetet në kërkim të fatit për ndeshjet tjera.
Rezultatet dhe tabela aktuale.