ROJIBLANCOS

REUTERS
Atletico kryen punë
23 March, 2014 @18:48
Skuadra e Diego Simeones, Atletico Madrid, ka arritur që të shënojë fitore në mysafirllëkun e vështirë në Benito Villamarin të Sevillës, duke e mposhtur Real Betisin 0-2.
Golat e madrilenëve kanë ardhur në pjesë të dytë me anë të Gabit dhe sulmuesit kryesor të tyre, Diego Costa. Fitorja e rojiblancove i barazon ata me pikë me Real Madridin në krye të tabelës, derisa pas dy orësh do të presin rezultatin që i konvenon atyre.
Përndryshe Diego Costa ka ngritur kuotën e golave të shënuar në 23 sot, duke e mbajtur mprehtësinë e tij para portave kundërshtare gjallë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.