Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HITZFELD

“Shaqiri duhet të mbetet në Bayern”

“Shaqiri duhet të mbetet në Bayern”


25 March, 2014 @14:30

Kohëve të fundit nëpër mediat europiane po përflitet largimi i mundshëm i futbollistit kosovar, Xherdan Shaqiri, nga kampioni gjerman Bayern Munchen.

Menaxheri dhe njëkohësisht vëllau i Xherdanit, Erdini, kishte bërë të ditur se mesfushori 22 vjeçar mund të largohet në verë nga ekipi bavarez nëse ndonjëra prej skuadrave si Inter, Manchester United apo Liverpool do të tregohen serioz për transferimin e tij.

Mirëpo, përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka mendim tjetër për të ardhmen e Shaqirit.

“Unë gjithmonë parapëlqej që kontrata të përmbushet deri në fund dhe të luftohet për një vend në ekip. Xherdani për momentin luan për ekipin më të mirë në botë dhe ka aftësi për të siguruar rregullisht një vend në ekipin e parë. Ai duhet të jetë i durueshëm,” ka thënë Hitzfeld për TZ.

Në ekipin e Bayernit, trajneri Guardiola zakonisht po preferon futbollistë si Ribery, Robben, Gotze dhe Kroos në përbërjen e parë duke e lënë Shaqirin në bankë.

Futbollisti kosovar këtë stinor ka startuar në vetëm 8 ndeshje në Bundesligë, derisa nga gjithsej 15 paraqitje në kampionatin gjerman ka shënuar 5 gola.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga