ARSENAL

Swansea nxjerr pikë në Emirates
25 March, 2014 @22:56
Arsenal ka dështuar të shënojë fitore edhe sonte. Po bëhen dy xhiro radhazi që nxënësit e Arsene Wëenger nuk po e shijojnë fitoren në Premier League, pas asaj ndaj Tottenhamit në derbin lokal.
Pas disfatës katastrofale nga Chelsea 6-0, 10 minuta para përfundimit të takimit të sotëm dukej se Topçinjtë po i ktheheshin fitores, pasi që kishin shënuar shpejtë-e-shpejtë Lukas Podolski dhe Olivier Giroud për të përmbysur epërsinë e Swansea të arritur në fillim të takimit.
Mirëpo, një autogol i shënuar nga Matthieu Flamini në minutën e fundit të ndeshjes ia dha, në një mënyrë pikën e merituar ekipit uellsian, Swansea, sonte, për përfundimtaren 2-2.
Me një pikë të fituar Arsenal ka dështuar të barazohet me pikë me Liverpoolin në vend të tretë dhe tani më duhet të kërkojë fitoren në duelin edhe më të vështirë - ndaj Manchester Cityt, të shtunën që vjen.
Rezultatet dhe tabela aktuale.