THE REDS

Liverpooli i pagabueshëm
26 March, 2014 @22:50
Seria e fitoreve është rritur në shtatë te Liverpooli. Ekipi i trajnerit Brendan Rodgers e arriti këtë duke e mposhtur Sunderlandin me rezultat 2-1 në ndeshjen e sontme të luajtur në stadiumin vendas, Anfield.
Të kuqtë kaluan në epërsi në minutën 39’ me golin e mesfushorit Steven Gerrard i cili shënoi një gol të bukur nga goditja e lirë.
Epërsinë në 2-0 e ngriti Daniel Sturridge i cili realizoi me të majtën nga një pozitë e vështirë në minutën 48’.
E gjitha që arriti të bëj Sunderlandi ishte zvogëlimi i epërsisë në 2-1 me golin e koreanit, Sung-Yueng Ki.
Me këtë fitore Liverpool vazhdon ndjekjen e liderit të Premier League-s, Chelseat, që ka vetëm një pikë më shumë se skuadra nga Anfieldi, derisa Sunderland mbetet akoma në zonën e rrezikshme.
Rezultatet dhe tabela aktuale.