LIGA E PARË

BOROZANI
Vëllaznimi i kthehet kreut
27 March, 2014 @10:45
Istogu që morri lidershipin e Ligës së Parë të Kosovës xhiron e kaluar, ka dështuar ta mbajë atë dhe ia ka lëshuar pozitën e parë përsëri Vëllaznimit.
Istogu barazon në Kaçanik
Istogu barazoi pa gola ndaj Lepencit dje, derisa Vëllaznimi në Gjakovë kaloi lehtë Ramiz Sadikun duke e mposhtur 4-0, fitore kjo që e riktheu në pozitë të parë të tabelës.
Zbehet Liria
Liria e Prizrenit ka dështuar më së keqi nga skuadrat pretenduese për të dalë në Superligë. Prizrenasit përkundër se udhëhiqnin 2-1 si vendas në Përparim Thaqi, në fund janë mposhtur nga talentët e 2 Korrikut 2-3 duke zbehur edhe më shumë gjasat për tu kthyer në Superligë.
Mposhtet Gjilani
Gjilani, që ka qenë mysafir në Lipjan dje është mposhtur gjithashtu nga Ulpiana 1-0, por sidoqoftë ata kanë mbetur në pozitën e tretë të Ligës së Parë.
Vëllaznimi prej kësaj xhiroje si trajner ka emëruar Blerim Mulën, pas dorëheqjes së Ajet Shoshollit dhe tashmë mund të thuhet se Mula që nga xhiroja e parë e tij si trajner i kuqezinjëve është në pozitë të liderit dhe me gjasa të mëdha për ta kthyer ekipin gjakovar në Superligë.
LIGA E PARË , Pjesa e epërme:
1 | Vëllaznimi | 39 pikë | ||
2 | Istogu | 39 pikë | ||
3 | Gjilani | 34 pikë | ||
4 | Dukagjini | 33 pikë | ||
5 | 2 Korriku | 32 pikë | ||
6 | Llapi | 32 pikë | ||
7 | KEK | 27 pikë | ||
8 | Liria | 26 pikë |