VOKRRI
FFK
Konfirmohet miqësorja Kosova-Turqia
28 March, 2014 @14:58
Në konferencën e sotme për shtyp ku u bë e ditur risia e ndeshjes Kosova-Senegali, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka hequr të gjitha dilemat lidhur me ndeshjen Kosova-Turqia.
“Federata e Futbollit të Turqisë ka dërguar konfirmimin zyrtar për zhvillimin e ndeshjes miqësore Kosova-Turqia në Kosovë. Ata bile kanë shprehur kënaqësinë që do të jenë mysafir të Kosovës më 21 maj,” ka thënë Vokrri sot në zyret e Shtëpisë së Sporteve në Prishtinë.
Për më tepër ai ka bërë të ditur se Kosova duhet bërë gjithçka që të bëhet gati edhe Stadiumi i Qytetit në Prishtinë për miqësore ndërkombëtare, por në rast se kjo nuk arrihet deri më 21 maj kur luhet ndeshja ndaj Turqisë, atëherë alternativë do të mbetet Adem Jashari i Mitrovicës.