Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BUNDESLIGA 2

Azemi nuk ndalet, përsëri shënon

Azemi nuk ndalet, përsëri shënon


28 March, 2014 @21:00

Ilir Azemi ka shënuar edhe golin e tij të shtatë në Bundesliga 2 këtë stinor në barazimin që ekipi i tij Greuter Furth e nxorri ndaj St Paulit sonte. 

Në fakt skuadra e Azemit, Greuter Furth, ishte në disavantazh para se Benedikt Rocker dhe Ilir Azemi të shënojnë dy gola të shpejtë për t’ia dhënë epërsinë në stadiumin Millerntor ekipit të tyre. 

Sidoqoftë, ata në fund u desht të pajtohen me barazim, pasi që Markus Thorandt barazoi 5 minuta pa përfunduar takimi. 

Ilir Azemi kështu ka shënuar golin e shtatë të tij në kampionat dhe vazhdon që me golat e tij të mbajë ekipin e tij me shpresa për rikthim në Bundesliga 2, pasi që ata ruajnë pozitën e dytë në tabelë. 

Për Greuter Furthin, gjatë 90 minutave në fushë ka qenë edhe qendërmbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Mërgim Mavraj. 


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga