KISHNICË

Hajvalia befason liderin
29 March, 2014 @17:26
Llamkos Kosova nuk ka arritur që të dalë fituese në ndeshjen e radhës në Superligë. Djelmoshat e Ismet Munishit janë ndalur nga ata të Sunaj Keçit sot në Kishnicë.
Derisa pjesa e parë u takoi vushtrriasve që nuk arritën t’i konkretizojnë rastet, në pjesë të dytë Hajvalia shfrytëzoi një rast me anë të Nikollë Dushit për të shënuar për 1-0.
E më vonë, edhe sulmuesi i ri i hajvaliasve Enis Zabërgja shënoi për të vulosur fitoren e ekipit të tij 2-0 ndaj Llamkos Kosovës.
Rezultatet dhe tabela aktuale.