Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË SEKONDËN E FUNDIT

Fetahaj me supergol, i jep shpresa Lirisë

Fetahaj me supergol, i jep shpresa Lirisë


3 March, 2023 @15:03

Ishte minuta e fundit e kohës shtesë, kur në sulmin e fundit të ndeshjes Liria fitoi një gjuajtje të lirë krejt në krahun e djathtë të fushës. Të pranishmit prisnin në ethe një krosim të mirë nga Liridon Fetahaj që dikush në zonën plotë me lojtarë të godiste me kokë, ose qyshdoqoftë, për të fituar ndeshjen.

Por, Fetahaj mendoi ndryshe, me një efe të theksuar ai shutoi direkt në portë nga gjuajtja e lirë dhe topi përfundoi në portën e Petrit Terziut për gëzimin e madh jo vetëm të lojtarëve, por të gjithë publikut.

TABELA AKTUALE

Ndeshja përfundoi me rezultat Liria 2-1 Feronikeli’74 [Aprocius Megameno 7, Liridon Fetahaj 90+4 - Muhamet Hyseni 62pen.] ndërsa Liria iu afrua liderit tash në 4 pikë, duke ia shkaktuar humbjen e parë pranverore dhe të tretën në total këtë stinor.

Raporti i ndeshjes, duke u plotësuar…


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë