NGA KONGRESI
FFK e lumtur për zgjedhjen e Ceferinit kryetar
15 September, 2016 @13:16
Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë qenë prezent në Kongresin e Jashtëzakonshëm të UEFA-së dje, ku kryetar i ri u zgjodh slloveni, Aleksander Ceferin.
Për më tepër, FFK ka kumtuar se zgedhja e Ceferinit në krye të UEFA-së është një e mirë për Kosovën dhe FFK-në në përgjithësi.
“Krerët e FFK-së shpresojnë dhe besojnë se zgjedhja e z. Ceferin në krye të UEFA-së është një e mirë edhe për FFK-në, sepse është njeri që më së miri i kupton rrjedhat e futbollit të Kosovës,” ka shkruar FFK në faqen zyrtare të saj.
Ceferin ka zëvendësuar në krye të UEFA-së Michel Platininë, që u suspendua nga detyra e tij për shkak të pagesave të jashtëligjshme.