Të gjitha lajmet

KUMTESË NGA FFK

FFK kumton se UEFA s’ka ndarë fonde për Federatat anëtare

FFK kumton se UEFA s’ka ndarë fonde për Federatat anëtare

29 March, 2020 @13:12

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka lëshuar një kumtesë sot për të bërë të ditur se UEFA nuk ka ndarë ndonjë fond për anëtaret e saja.

Kumtesa vjen pasi që disa ekipe kanë bërë të ditur se është mirë që FFK në ndihmojë klubet të cilat janë në vështirësi të madhe financiare pas ndërprerjes së kampionatit.

FFK ka kërkuar që futbollistët, punëtorët sportiv dhe investitorët në klube të kenë konsideratë për njëri-tjetrin dhe të jenë solidarë, pasi që po jetohet në rrethana emergjente dhe primare është shëndeti dhe luftimi i përhapjes së pandemisë.

KUMTESA E PLOTË E FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës është duke e ndjekur më vëmendje situatën e përgjithshme rreth pandemisë së Coronavirusit Covid-19 në vendin tonë, e veçmas situatën e klubeve dhe të gjithë të përfshirëve në futboll në këto rrethana.

Drejtuesit e FFK-së janë në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n dhe çdo veprim sa i përket çështjes së rifillimit të kampionatit do të bëhet në koordinim të plotë me organet e futbollit evropian.

KE i FFK-së është i vetëdijshëm për vështirësitë me të cilat ballafaqohen klubet në këtë periudhë, duke pasur parasysh se pandemia Covid-19 ka pasur efekte edhe në ekonominë e vendit dhe rrjedhimisht edhe tek ata që i mbështesin klubet në aspektin financiar.

Natyrisht se FFK do të bëjë çmos për të bërë më të mirën e mundshme që të ndihmojë në këtë aspekt dhe shpresojmë se përkrahja financiare nuk do të mungojë as nga institucionet e futbollit evropian e botëror.

Megjithatë, tash për tash UEFA ende nuk ka ndarë ndonjë fond për t’i ndihmuar federatat e saj anëtare. Prandaj, në situatën në të cilën ndodhemi lusim të gjithë futbollistët, punëtorët sportivë dhe investitorët e klubeve që të kenë konsideratë për njëri-tjetrin dhe të jenë solidarë, pasi po jetojmë në rrethana emergjente ku po thuajse është ndërprerë gjithçka në tërë botën dhe primare është shëndeti dhe luftimi i përhapjes së pandemisë.

Gjithsesi, FFK do të mundohet në të gjitha format që të jetë afër klubeve, futbollistëve dhe punëtorëve sportivë për çdo gjë që është në kompetencën dhe mundësitë e saja. Shpresojmë që kampionati nuk do të shtyhet më shumë se sa data që është dhënë nga UEFA, megjithëse presidenti Çeferin qysh në fillim ka deklaruar se janë të përgatitur për planin A, B dhe C, andaj edhe FFK do t’i ndjekë rekomandimet dhe hapat e UEFA-s.

Me këtë rast FFK falënderon Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport për ndarjen e 5 milionë eurove si pako emergjente ku përfiton edhe sporti, derisa bizneset që investojnë në klubet e futbollit i njoftojmë se mund të aplikojnë për mbështetje në fondin e ndarë nga Qeveria për bizneset private.

Mbesim me shpresë se këtë gjendje do ta kalojmë sa më shpejt dhe të gjithë së bashku do t’i rikthehemi fushës së gjelbër dhe emocioneve që na jep futbolli. Deri atëherë ju këshillojmë t’i ndiqni udhëzimet e institucioneve tona dhe të qëndroni në shtëpi në mbrojtje nga armiku i padukshëm Covid-19.

Për çdo lëvizje të re opinioni do të njoftohet me kohë!

Po ashtu, ju rikujtojmë se administrata e FFK-së është duke vazhduar punën online, derisa puna e rregullt do të rifillojë atëherë kur krijohen mundësitë dhe kur rifillojnë punën e rregullt institucionet e Kosovës dhe UEFA.

STINORI 1999/2000

Tabelat përfundimtare 1999/2000 të Ligave të Dyta të Kosovës

Foto nga arkivi i Brahim Vojvodës, sulmuesit të KF Drenica

6 April, 2020 @14:58

Ishte sezoni i parë i pasluftës në Ligë të Dytë të Kosovës, që në fakt ishin dy. Liga e Dytë…

TOP 10

Laureatët e vitit 2000 nga FFK

6 April, 2020 @0:12

Në stinorin e parë të pasluftës në Kosovë dhe pas shpalljes së Prishtinës kampione të Kosovës, e Gjilanit fitues të…

TOP GOLASHËNUESIT 1999/2000

Golashënuesit më të mirë të stinorit 1999/2000

5 April, 2020 @23:46

Në sezonin në të cilin Prishtina u bë kampione e parë e pasluftës në Kosovë, kujtojmë edhe listën e golashënuesve…

KAMPIONATI I KOSOVËS 1999/2000

Tabela përfundimtare e Superligës së Kosovës 1999/00

Foto nga arkivi

5 April, 2020 @23:10

Kampionati i parë i pasluftës në Kosovës kishte nisur mbarë dhe morrën pjesë 18 skuadra në elitë, që atëherë quhej…

FERIZAJ

Katër muaj pa paga!

Foto: KFFerizaji/fb

5 April, 2020 @15:52

Tashmë edhe zyrtarisht skuadra që po lufton për mbijetesë në Superligë, Ferizaji, ka dalë me njoftim se futbollistët nuk kanë…

Të gjitha lajmet nga FFK Superliga