MEDIA
FIFA, i përgjigjet negativisht Barcelonës!
20 September, 2015 @14:14
Pas lëndimit të Rafinhas në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Barcelona i kishte bërë kërkesë FIFA-së që t’ua mundësojë regjistrimin e një lojtari të ri të transferuar në verë, ngase Rafinha do të mbetet jashtë skuadrës për një kohë të gjatë.
Mediat katalonase kishin filluar të shkruanin se Arda Turan dhe Aleix Vidal janë tepër të entuziazmuar për mundësinë, dhe ishin të pajtimit se cilido nga ata që do të regjistrohej për ndeshjet e Ligës së Kampionëve, nuk do të kishte problem.
Por, sot u kuptua se FIFA, i ka kthyer përgjigje negative Barcelonës për këtë mundësi dhe se katalonasit duhet të vazhdojnë të presin janarin për të pasur mundësinë e shfrytëzimit të përforcimeve verore.
Barcelona është dënuar nga FIFA për mos respektimin e rregulloreve për transferim të lojtarëve të rinj dhe gjatë gjithë vitit 2015 nuk do të mund të shfrytëzojë shërbimet e lojtarëve të transferuar gjatë këtij viti.