FITORJA E PARË
Istogu gjen fitoren, Gjilani mposhtet
19 September, 2015 @18:07
Nga sot, edhe Istogu ka fitore. Ekipi i Genc Hoxhës ka regjistruar fitoren e parë të stinorit dhe tashmë në Superligë nuk ka ekip që nuk ka së paku një fitore. Golin e vetëm dhe përcaktues të ndeshjes e shënoi sulmuesi Egzon Gashi, pasi që pranoi një top nga Mensur Duraku me përvojë.
Tentimet e Gjilanit kryesisht vinin nga kundërsulmet e rrezikshme, përmes Eminhazirit, derisa istogasit dominonin në ndeshje dhe në fund arritën të ruajnë epërsinë e krijuar, për të regjistruar tre pikëshin e parë të stinorit.
Përkundër se pjesa e parë kaloi pa gola, raste kishte. Për Gjilanin tentoi sulmuesi Isa Eminhaziri, derisa te Istogu Fatlum Gashi, por pa sukses. Ndeshja nisi në frymë të mirë sportive derisa Istogu ishte i vendosur për të nxjerrë fitoren e parë të stinorit, nën drejtimin e Genc Hoxhës.
Gjilani përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë në fushë pasi që Artan Shala kundërshtoi referin për kartonin e verdheë dhe kështu morri edhe tjetrën, për tu përkashtuar nga loja.
Istogu xhiron e radhës udhëton te kampionin, Ferronikeli, derisa Gjilani pret Llapin.