FFK
FIFA ridiskuton Kosovën
21 February, 2013 @15:21
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj, janë takuar sot në selinë e FIFA-së në Zurich me kreun e shtëpisë botërore të futbollit, Sep Blatter.
Në takim, dyshja kosovare ka cilësuar si të papranueshëm dhe diskriminues vendimin e FIFA-së për futbollin kosovar, njofton faqja zyrtare e FFK-së, derisa kanë marrë premtim nga Blatter që çështja do të diskutohet në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FIFA-së më 22 mars të këtij viti.