TERIM
Na lënduan me gol
21 February, 2013 @11:23
Përkundër se ia nisën furishëm ndeshjes, futbollistët e Galatasarayit, është dashur që të kënaqen me barazim 1-1 ndaj Schalkes në fund.
Djemoshat e Fatih Terimit udhëhoqën dhe kishin mundësinë që të ngrisnin epërsinë, por pasi që nuk e arritën këtë - ata pësuan.
“Kemi krijuar dy raste shumë të mira për të ngritur epërsinë tonë në 2-0, mirëpo barazimi na lëndoi moralisht,” u ka thënë Terim gazetarëve pas ndeshjes.
“Kaluam në epërsi me gol shumë të bukur, mirëpo pas asaj ne bëmë gabime të thjeshta. Nuk e zhvilluam lojën tonë më të mirë dhe tash nuk do të ketë falje në Gjermani,” ka shtuar Terim në fund.
Burak Yilmaz me golin e tij të 7 për Galatasarayin në Ligën e Kampionëve, përveç që ka lënë rikthimin e Didier Drogbas në hije, është barazuar edhe me Cristiano Ronaldon në krye të listës së golashënuesve më të mirë.