PIQUE
Luajtëm keq
21 February, 2013 @9:05
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, duke folur për faqen zyrtare të UEFA-së ka thënë se rezultati i mbrëmshëm në Milano, është shumë i keq për Barcelonën, mirëpo shpreson në një natë magjike të Camp Nou-së.
“Rezultati me të vërtetë është i keq. Kemi luajtur keq dhe nuk ka arsyetime këtu. Pasi që shënuan të parët, ne humbëm kontrollin. është vend i vështirë për të luajtur Milani, kanë traditë dhe histori,” ka thënë në fillim Pique.
“Ne natyrisht që do të mundohemi ta fitojmë ndeshjen tjetër dhe do të shikojmë mundësinë për një natë magjike në Camp Nou,” ka shtuar në fund qendërmbrojtësi që e ka emërtuar djalin e tij të posalindur me emrin Milan!
Ndeshja e kthimit ndërmjet Barcelonës dhe Milanit në kuadër të Ligës së Kampionëve zhvillohet 12 mars.