CHAMPIONS
Gjithçka vendoset në Gjermani
20 February, 2013 @22:13
Skuadra gjermane, Schalke, ka arritur rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë në 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Galatasarayit, në ndeshjen e luajtur në Turk Telecom Arena të Stambollit.
Te gjiganti turk në këtë ndeshje për herë të parë në formacionin startues luajti edhe transferimi i bujshëm, Didier Drogba.
Skuadra vendase ishte ajo e cila doli e para në epërsi, kur në minutën e 12’, sulmuesi turk, Burak Yilmaz, pas pasimit të Selçuk Inanit, shënoi për 1-0 në një pozitë të afërt me portën.
Ky ishte edhe goli i shtatë i Yilmazit këtë stinor në Ligë të Kampionëve, duke u barazuar kështu në listën e golashënuesve më të mirë me Cristiano Ronaldon e Real Madridit.
Në minutën 45’ rezultati u barazua në 1-1. Pas humbjes së topit nga mbrojtësi i Galatasarayit, Dany, Jefferson Farfan asistoi te Jermaine Jones, derisa ky i fundit ishte i pagabueshëm në pozicionin e drejtëpërdrejtë me portierin uruguajan, Fernando Muslera.
Në pjesën e dytë të dyja palët ishin të plogësht në aspektin e shënimit të golave dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Ndeshja e kthimit luhet pas tre javësh në Gelsenkirchen të Gjermanisë.
REZULTATI
Galatasaray- Schalke | 1-1 |