CHAMPIONS
Milan mbret në San Siro
20 February, 2013 @22:01
Borozani.com raportoi ndeshjen Live
Në ndeshjen e parë në 1/8 të finales në Ligën e Kampionëve, u takuan Milan dhe Barcelona në stadiumin e San Siros.
Skuadra e Milanit, e cila nga gjashtë ndeshjet e fundit të luajtura në këtë stadium u nda me fitore, edhe për herë të tetë me radhë e shijoi gëzimin e njëjtë duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 2-0.
Në pjesën e parë ishte skuadra e Barcelonës më dominuese në lojë, mirëpo portat mbetën të paprekura nga të dyja anët.
Në gjysmëlojën e dytë rossonerët ishin ata që e kishin lojën nën kontrollë, ndërsa këtë e vërtetoi edhe mesfushori Kevin-Prince Boateng, i cili shënoi në minutën 57’ për epërsinë e ekipit të tij.
Rezultati u dyfishua në minutën 81’ me golin e një tjetër mesfushori milanez, Sulley Ali Muntari. Ganezi e mposhti portierin mysafir Victor Valdes pas asistimit të bukur të Stephan El Shaarawyit, duke e ndezur në maksimum atmosferën në San Siro.
Megjithë përpjekjeve të katalonasve për të shënuar së paku një gol, në vazhdim të lojës nuk kishte gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të Milanit.
Ndeshja e kthimit luhet pas tre javësh në Nou Camp të Barcelonës.
REZULTATI:
Milan - Barcelona | 2-0 |