CHAMPIONS
Para superduelit
20 February, 2013 @8:50
Milani është duke kaluar një formë të mirë këtë vit dhe duhet të mundohet ta vazhdojë atë nëse dëshiron të ketë gjasa të mira kundër Barcelonës.
Milani nuk di për humbje në 6 ndeshjet e fundit, duke shënuar fitore në 4 nga gjashtë ndeshje.
Massimiliano Allegri besohet se do të hedh në fushë kundër katalonasve, treshen sulmuese me Giampaolo Pazzinin si qendërsulmues.
Sikurse ndaj Parmës!
Rekruti Mario Balotelli, i cili është duket se u adoptua menjëherë me ekipin e tij të ri duke shënuar 4 gola në 3 ndeshje, fatkeqësisht nuk do të mund ti ndihmojë skuadrës së tij, meqë ka qenë pjesë e Manchester Cityt në këtë stinor të Ligës së Kampionëve dhe nuk ka të drejtë loje. Në anën tjetër Stephan El Shaarawy është duke vuajtur nga një lëndim në gjurin e tij, mirëpo do të mund të luajë nëse do ashtu Allegri.
Rrjedhimisht, Allegri besohet se do të paraqitet me sulmin që e përdori në ndeshje kundër Parmas, bëhet fjalë për treshen Kevin-Prince Boateng, M’Baye Niang, mirëpo kësaj rradhe Pazzini do të jetë qendërsulmuesi në vend të Balotellit.
Pazzini nuk ka luajtur asnjë minut, në tre ndeshjet e fundit, mirëpo megjithatë 28 vjeçari pozicionohet i dyti pas El Shaarawy (15 gola) me 10 gola.
Pazzini duhet të mundohet ta jap maksimumin për ta ndihmuar ekipin e tij, nëse Milani planifikon hakmarrje.
Fitorja e harruar!
Milani nuk ka shënuar fitore në 7 ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, duke pësuar 4 herë humbje dhe 2 herë diskualifikim nga Liga e Kampionëve.
Sezonin e kaluar, Barcelona e Milan u ndeshën 4 herë në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën e grupeve dhe në çerekfinale, ku Barcelona arriti të vazhdojë pas rezultatit të përgjitshëm 3-1.
Barcelona futet në ndeshje me Milanin, pas një forme të mirë dhe në krye me Lionel Messin do të mundohet të shënojë fitore në San Siro. Mirëpo Milanit mund t’i hyjë në punë fakti që katalonasit, kohëve të fundit nuk janë edhe aq efikas në mbrojtje.
Barcelona nuk arriti që ta mbajë portën e pa prekur në 9 ndeshjet e fundit dhe nëse Allegri luan me 3 shen sulmuese që e përmendëm pak më lartë, atëherë Milani ka gjasa që t’u hakmirret, katalonasve.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45 San Siro, Milano | Milan - Barcelona | Gjyqtari kryesor: Craig Alexander Thomson (Skoci) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Milan fiton - 7.00 | Barazim - 3.75 | Barcelona fiton - 1.53 |