CHAMPIONS
Sulmi nga Turqia
20 February, 2013 @8:31
Didier Drogba sipas të gjitha gjasave do të jetë në planet e trajneri turk, Fatih Terim, për këtë ndeshje ngase edhe pse 34 vjeçar, Drogba arriti të shënojë që në paraqitjen e parë për skuadrën turke dhe dihet se ka një eksperiencë të madhe në Ligën e kampionëve.
Ai në sezonin e kaluar ngriti këtë trofe të madh me ish-klubin e tij, Chelsea dhe ka mundësi që ta rris rekordin e tij prej 39 golash në 75 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Drogba ndjek Del Pieron!
Drogba i cili iu bashkua Galatasarayit në janar, gjendet në pozitën e nëntë të listës së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve dhe ka vetëm tre gola më pak se Alessandro Del Piero.
Plus, herën e fundit që Drogba luajti kundër Schalkes në Ligën e kampionëve sa ishte pjesë e Chelseat, arritë të shënojë.
Galatasarayi do të futet në këtë ndeshje pas një forme shumë të mirë, ata kanë fituar tre nga katër ndeshjet e fundit në ligë dhe gjithashtu janë në seri prej tre ndeshjeve të fituara në Ligën e Kampionëve.
Terim duhet të jetë më se i sigurtë që ekipi i tij do të ketë një rezultat të mirë në ndeshjen si vendas kundër Schalkes, e cila nuk është kërkah në këtë stinor.
Schalke drejt këndelljes!
Schalke ka fituar vetëm 3 nga 12 ndeshje dhe janë të pozicionuar në vendin e 9 të Bundesligës dhe nuk dinë për fitore në 4 ndeshjet e fundit.
Jans Keller, i cili erdhi si zëvendësim i Huub Stevens në dhjetor, do të debutojë në Stamboll, si trajner i Schalkes në Ligën e Kampionëve.
Sa i përket kërcenimit kryesor për turqit, është Michel Bastos, i cili është duke e mbajtur barrën në ekipin e tij të ri, prej se iu bashkangjit nga Lyoni në janar, duke shënuar 3 gola, në po aq paraqitje, për skuadrën nga Gelsenkirchen.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45 Turk Telekom Arena, Stamboll | Galatasaray - Schalke 04 | Gjyqtari kryesor: William Collum (Skoci) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Galatasaray fiton - 2.20 | Barazim - 3.20 | Schalke fiton - 3.30 |