MALAGA
Porto fitoi nga ofsajdi
20 February, 2013 @9:24
Një gol i vetëm ka bërë dallimin në stadiumin Dragao të Portos mbrëmë në ndeshjen, Porto - Malaga. Mirëpo, trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, ka thënë se golashënuesi Joao Moutinho, ka qenë në pozitë jashtë loje.
“Portoja nuk na lëndoi aspak dhe goli erdhi nga ofsajdi. Që nga fillimi Moutinho ka qenë jashtë loje,” u ka thënë Pellegrini reporterëve pas ndeshjes.
“Sulmuesit tanë kanë fjetur dje. Portoja na bëri presion gjatë gjithë lojës. Ne nuk krijuam shumë dhe këtë duhet ta përmirësojmë në ndeshjen tjetër,” ka shtuar kiliani që po befason shumëkë me rezultatet mahnitëse të Malagas, e cila është në krizë financiare.
Porto mposhti Malagën duke i shkaktuar spanjollëve humbjen e parë në vitin e parë, debutues, të tyre në Ligën e Kampionëve. Malaga nga tetë ndeshje të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, nuk kishte pësuar asnjëherë, deri mbrëmë në ndeshjen e nëntë të tyre në Ligë të Kampionëve.