HUNTELAAR
Nuk shfrytëzuam rastet
21 February, 2013 @9:23
Pas barazimit të mbrëmshëm në stadiumin Turk Telekom të Stambollit, ndaj Galatasarayit, sulmuesi holandez i Schalkes, Klaas Jan Huntelaar ka thënë se ekipi i tij shumë lehtë do të mund të dilte fitues nga Stambolli.
“Shumë keq që nuk shënuam edhe njëherë. Rastet i kishim, thjeshtë nuk i shfrytëzuam ato si duhet,” ka thënë holandezi për faqen zyrtare të UEFA-së pas ndeshjes që përfundoi me barazim 1-1.
“Edhe ata kishin rastet e tyre, por në përgjithësi rezultati është më pozitiv për ne tash,” ka shtuar Huntelaar.
Pas barazimit të mbrëmshëm në Stamboll, Schalke tash pret Galatasarayin në Gelsenkirchen me 12 mars.