VJEN SQARIMI
FIFA sqaron vendimin, pas kërkesave të lojtarëve të Kosovës
Lajmi: FIFA.com / Përkthimi: Borozani.com
7 September, 2016 @13:34
Pas pranimit të FFK-së si anëtare e re e FIFA-së, më 13 maj 2016, FFK ka bërë disa kërkesa lidhur me ndërrimin e reprezentacioneve të lojtarëve, që kanë luajtur për shtetet tjera.
Në pajtim me Rregulloret për Aplikim sipas statutit të FIFA-së, art. 8, par. 3, FIFA u ka lejuar ndërrimin e Federatës së lojtarëve.
Në rend të parë kanë qenë lojtarët që më parë nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje për ndonjë Federatë tjetër, respektivisht për reprezentacionin A të ndonjë Federate tjetër.
Pastaj janë miratuar kërkesat për ndërrim Federate të lojtarëve që kanë pasur paraqitje për vendet tjera, para se FFK të pranohej në FIFA.
“Kështu, Zyrja e Komitetit të Statusit të Lojtarëve ka miratuar disa kërkesa nga FFK, duke konsideruar rastet e veçanta, është dashur edhe një përafrim më i detajuar. Në këtë rast të veçantë, devijimi nga aplikimi strikt sipas art. 8, par. 1, të Rregullores në Aplikim duket të jetë justifikuar,” ka shkruar FIFA në njoftimin e saj të botuar sot.
“Në veçanti, kjo zyre, dëshiron të theksoj se lojtarët me kërkesë nuk kanë prezentuar Federatat e përparshme të tyre në ndeshje zyrtare, pas datës së 13 majit të vitit 2016, pra ditën e pranimit të FFK-së në FIFA. Me fjalë tjera, ata asnjëherë nuk kanë luajtur nga kjo datë për një reprezentacion tjetër, kur kanë pasur mundësi të zgjedhin reprezentacionin e FFK-së,” sqaron FIFA.
Për më tepër, FIFA shkruan: Zyrja e Komitetit të Statusit të Lojtarëve cek se ky ka qenë elementi kryesor në vendimet në fjalë.