KUALIFIKIME - GRUPI B
Mehmedi shënon, Xhaka përjashtohet, mposhtën kampionët e Evropës
6 September, 2016 @22:39
Me rezultat 2-0 është mbyllur ndeshja mes Zvicrës dhe kampionit në fuqi të Evropës, Portugalisë, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusi 2018”.
Golat për Zvicrën u shënuan nga i riu Embolo dhe nga shqiptari i natyralizuar, Admir Mehmedi. Përveç Mehmedit, në formacion startues të vendasve ishin edhe Xhaka, Behrami e Xhemajli, ndërsa për shkak të lëndimit mungoi Xherdan Shaqiri.
Gjithashtu, në çastet e fundit të takimit Granit Xhaka u përjashtua nga loja me karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër ndaj lojtarit kundërshtar.
Sa i përket kualifikimeve drejt Botërorit “Rusi 2018”, Zvicra ndodhet në Grupin B bashkë me Portugalinë, Ishujt Faroe, Hungarinë, Letoninë dhe Andorrën.
Goal Admir Mehmedi - Switzerland 2-0 Portugal… by chamellion2