ALBERT BUNJAKI
Tash na presin rivalët më të fortë
7 September, 2016 @9:35
Në deklaratën e tij pas duelit historik, Finlanda - Kosova, Albert Bunjaki selektor ka thënë se është i lumtur me paraqitjen e lojtarëve, përkundër të gjitha peripecive me FIFAn, duke pasur parasysh ndeshjet e radhës që pritet të jenë shumë më të vështira.
“Ka qenë një lojë e vështirë. E kemi ditur se Finlanda është ekip i mirë dhe duke pasur parasysh vështirësitë që kemi pas, më të vërtetë ka qenë e vështirë. Këta djem treguan se kanë cilësi dhe mendoj se Kosova ka një të ardhme të mirë. Para se gjithash pjesa e dytë ishte e mirë. Kemi shumë lojtarë me teknikë të mirë dhe për kundërshtarin është vështirë për t’i ndalur, por duhet të kemi kujdes në repartin e mbrojtjes. Këtë përkrahje që kemi pasur në Finlandë për ne është shumë e rëndësishme, pasi këta djemë meritojnë përkrahje. Jam i lumtur që Valoni e shënoi këtë gol, kurse më vjen keq për disa lojtarë që po të kisha mundësi do t’i inkuadroja të gjithë, pasi kjo ishte një ndeshje historike. Të mos harrojmë se kjo është lojë kualifikuese për Botëror, por ne po vazhdojmë të luajmë me ritmin tonë. Tash na presin disa kundërshtarë shumë të fortë si Kroacia dhe Ukraina, por duhet të kemi durim. Kemi treguar në fushë se e meritojmë përkrahjen dhe jam i kënaqur që së paku morëm një pikë, edhe pse kishim mundësi edhe të fitonim”, ka theksuar Bunjaki, njofton FFK.
Kosova në muajin e radhës pret Kroacinë në Shkodër dhe udhëton në Sofje për ndeshje ndaj Ukrainës.
RAPORTI I NDESHJES FINLANDA 1-1 KOSOVA
Kosova po merr për herë të parë pjesë në ciklin e kualifikimeve për një Kampionat Botëror. Vendi ynë u pranua në maj 2016 në UEFA e FIFA.