COPA DEL REY 2020

Foto: FootEspana
Finalistët e Copa del Rey, s’luajnë pa tifozë
4 May, 2020 @18:01
Athletic Bilbao dhe Real Sociedad edhe zyrtarisht i kanë kërkuar Federatës që të shtyejë datën e finales së Copa Del Rey 2020 për një datë, kur loja do të mund të luhej nën prani të tifozëve.
Të dy kryetarët e klubeve i kanë bërë kërkesë Federatës spanjolle që ka thënë se takimi i radhës më 8 maj do të vendos datën.
Athletic Bilbao dhe Real Sociedad do të luajnë derbin bask në finale të Kupës së Spanjës, ndërsa ardhja e tyre aty befasoi super ekipet si Barcelona dhe Real Madrid.
Kjo është hera e parë që në finale të Kupës takohen dy ekipe baske, ndërsa MundoDeportivo ditë më parë bëri të ditur se nëse finalja e Kupës s’luhet këtë stinor, UEFA ka kërkuar që ligat të dërgojnë skuadrën e radhës në renditjen tabelare, që në LaLiga i bie vendi i shtatë.
“Më shumë më pëlqen të luaj finalen e Kupës së Mbretit me tifozë sesa të kualifikohem në gara evropiane,” ka thënë Ibai Gomez mesfushor i Bilbaos.
Bilbao të vetmen rrugëdalje për Evropë në stinorin e ardhshëm e ka duke e fituar Kupën, ndërsa Sociedad ku luan Adnan Januzaj pritet ta sigurojë nga LaLiga, pasi që aktualisht janë në TOP 4-she.
MERKATO

Foto: Getty Images
16 January, 2021 @15:00
Duket se Milani do të duhet të luftojë më shumë për t’i marrë shërbimet e Diogo Dalotit. Rossonerët e kanë…
MEDIA TALK

Foto: Icon Sport
15 January, 2021 @19:59
Qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Eric Garcia pritet të bashkohet me Barcelonën si lojtar i lirë sapo kontrata e tij të…
TRANSFER TALK

Foto: Google
15 January, 2021 @17:40
Mesfushori i Liverpool, Georginio Wijnaldum i ka dhënë dritën jeshile lëvizjes në Camp Nou, sipas raporteve në Spanjë. Koeman është…
LËNDIM

Foto: FC Barcelona
15 January, 2021 @17:26
Messi ka munguar në stërvitjen e skuadrës së Barcelonës shkaku i një lëndimi dhe nuk dihet ende se a do…
LA LIGA

Foto: Barcelona
14 January, 2021 @23:28
Barcelona është duke kërkuar ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes. Për momentin, gjiganti katalunas në atë pozitë ka dy…