REFERI KRYESOR
Finalja e Ligës së Kampionëve, i besohet sllovenit
14 May, 2019 @22:45
Gjyqtari ndërkombëtar nga Sllovenia, Damir Skomina, do të jetë referi kryesor i ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve 2018/19.
Slloveni 42 vjeç, që ia pat akorduar Manchester Unitedit penalltinë në duel ndaj PSG-së në të tetën e finales, do të referojë duelin mes Tottenhamit dhe Liverpoolit që luhet më 1 qershor në Wanda Metropolitano të Madridit.